-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inspektorati tregon si ndodhi aksidenti tragjik në Pejë ku u përfshi policja

Kryesoret

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Novosellë të Pejës.

Policia ka konfirmuar se nga ky aksident ka ndërruar jetë 1 person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Inspektorati policor i Kosovës ka treguar edhe shkakun e aksidentit dhe sipas tyre është mos përshtatja e kushteve të rrugës.

Më poshtë janë detajet e dhëna nga Inspektorati

Sot në orët e hershme të mëngjesit hetuesit e IPK-së janë njoftuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira  dy veturave civile (njërën ishte duke drejtuar një zyrtare policore kurse në tjetrën veturë ndodheshin drejtuesi dhe 2 pasagjerë).

Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës ku si pasojë e lëndimeve  të rënda trupore nga ky aksident një viktimë femër ka ndërruar jetë kurse 3 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Hetuesit nga departamenti i hetimeve të IPK-së menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar edhe me  prokurorin kujdestar.

Pasi që ka përfunduar hetimi në vendit të ngjarjes, policia në koordinim edhe me Prokurorin përgjegjës kanë ndërmarrë edhe një sërë masash me qëllim të vërtetimit sa më të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike lidhur me këtë aksident.

Bazuar në hetimet e deritashme, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs.

Policët me autorizim të Prokurorit Publik kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin e bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit