-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

16 të mitur drejt Italisë për azil, policia: U prezantuan si ekip sportiv

Kryesoret

16 të mitur ishin nisur drejt Italisë ilegalisht për të përfituar azil. Policia ka njoftuar se 10 persona “kujdeseshin” që ata të kalonin pa probleme kufirin.
Fillimisht u prezantuan si një ekip sportiv dhe 10 të tjerët ishin “menaxherët” e të miturve.

Policia ka bërë me dije se janë arrestuar “menaxherët”. Njërit nga të arrestuarve i janë gjetur 5945 euro. Mësohet se prindërit e tyre u kanë dhënë këtyre shtetasve, 3000 – 4000 euro, për t’i ndihmuar të miturit që të hynin në Itali.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 10 shtetas:
Blerim Bytyqi, Drilon Shala, Dukagjin Gunga, Fabion Berisha, Fatmir Gjoshi, Ajishe Demaj, Qendresa Krasniqi, Endrit Demaj, Besmir Kadria, Almir Kryeziu, të gjithë banues në Kosovë.
Të gjithë këta shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 shtetas të mitur nga Kosova (të moshës 17 vjeç), që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Shtetasit e arrestuar janë prezantuar si anëtarë të bordit të ekipit sportiv që përbëhej nga 16 shtetasit e mitur që ata po shoqëronin,
” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit