-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusi/ Burgim i përjetshëm për autorin 19-vjeçar të sulmit vdekjeprurës në Universitetin e Permit

Kryesoret

Gjykatë ruse dënoi sot me burgim të përjetshëm autorin e sulmit të vitit të kaluar në universitetin në qytetin e Permit i cili mori jetën e 6 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

19-vjeçari, Timur Bekmansurov u shpall fajtor për masakrën që shkaktoi më 20 shtator 2021.

Mbajtës i licencës për armë zjarri, studenti i drejtësisë shkoi i armatosur në Universitetin e Permit dhe filloi të qëllonte duke përhapur vdekjen.

Disa studentë u hodhën nga dritaret për të shpëtuar veten të tjerët u mbyllën në salla.

6 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën përpara se personi i armatosur të çarmatosej dhe të arrestohej nga policia.

Sipas mediave ruse Bekmansurov u deklarua fajtor duke kërkuar nga gjyqtarët që të mos e dënojnë atë me burgim të përjetshëm.

Vitet e fundit, incidentet e dhunës me armë janë shtuar në Rusi me presidentin Putin duke iu referuar një fenomeni të “importuar” nga SHBA.

Në maj 2021, një 19-vjeçar vrau 9 persona në një shkollë në qytetin e Kazanit. Ai u arrestua dhe u konstatua se kishte patentë për armën gjysmë automatike.

Në tetor 2018, një nxënës i shkollës së mesme vrau 19 persona përpara se të vriste veten në një shkollë të mesme në qytetin Kerch në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit