-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kievi nuk përjashton provokimin rus për raketën në Bjellorusi

Kryesoret

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës nuk përjashton një provokim të qëllimshëm nga Rusia për të përfshirë Bjellorusinë në luftë pasi Minsk njoftoi më herët të enjten se kishte rrëzuar një raketë kundërajrore ukrainase.

“Pala ukrainase nuk përjashton një provokim të qëllimshëm nga ana e shtetit terrorist rus , i cili komplotoi një kurs të tillë për raketat e lundrimit që të shkaktonte përgjimin e tyre në hapësirën ajrore mbi territorin e Bjellorusisë”, tha ministria në një deklaratë.

Megjithatë, Kievi tha se ishte gati të merrte pjesë në një hetim mbi rrethanat në të cilat ndodhi ky incident.

Ndërkohë, Bjellorusia thirri ambasadorin e Ukrainës.

“Ne i kemi kërkuar Ukrainës që të kryejë një hetim të plotë për të gjitha rrethanat e lëshimit të raketës, të sjellë përgjegjësit para drejtësisë dhe të marrë masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen. Gjë që mund të çojë në pasoja katastrofike për të gjithë”, tha zëdhënësi i ministrisë, Anatoli Glaz.

 

Ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë tha se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi një raketë ukrainase S-300 të enjten në mëngjes në një nga sulmet më të mëdha raketore të Rusisë kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit