-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2022-shi, viti i Ervis Martinajt! Misteri vazhdon…

Kryesoret

Viti që po mbyllet është shënjuar nga shumë ngjarje të kronikës së zezë. Por kryefjala ka qenë Ervis Martinaj, i njohur si mbreti i basteve. Në Maj u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Por Ervis Martinaj në 9 Gusht dha haberin e fundit. Prej kësaj date rezulton i zhdukur. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete, por fundi ka qenë i njëjtë; dështim.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet për zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarë, por asgjë në dritë deri tani. Kaluan 100 ditë nga afati që i la Edi Rama dhe nuk doli me një përgjigje.

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Dumani ka thënë se Martinaj ka qenë i gatshëm të paguante 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles.

Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për ta vrarë, ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Nga hetimet që po kryhen për zhdukjen e Martinajt është lënë në burg një efektiv policie Jeton Lami, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Për t’u arratisur Martinaj ishte ndihmuar edhe nga Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, por sot fati i tij nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një krim, që mund ta kenë vrarë rivalët apo inskenim, pasi iu eliminuan shokët e miqtë dhe kishte dy armiq, shtetin dhe kundërshtarët.

Familja ka folur pak, por xhaxhai i Martinajt, Faiku shumë dhe qartë. Ai akuzoi Edi Ramën dhe tha se nipin ia kanë vrarë.

“Ne e dinim, se ne na e ka dhanë mesazhin ky kryeministri i Shqipërisë, fatkeqësi kombëtare, kryekrimineli i kombit shqiptar, Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se “i them atij drejtorit të basteve” dmth që atëherë na ka kërcënuar, se “ia dimë targën e makinës” e kështu dmth.

Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut. Kryesori, kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim.

Se hasmi të vret, nuk të zhduk kufomën” tha ai. Këto kanë qenë fjalët e fundit të familjarëve të biznesmenit dhe më pas vetëm heshtje.

Por deklarata e xhaxhait u pasua me një operacion blic në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij ku u gjet një arsenal armësh, por në fund nuk u arrestua askush.

Në shtëpi nuk u gjet asnjë gjurmë nga mbreti i basteve. Aludimet kanë qenë të shumta se mund të jetë arratisur në Kosovë, Kolumbi, Dubai, etj, por misteri duket se do të vazhdojë edhe për vitin e ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit