Policia ka rritur të zbardh 10 vjedhje banesash në Tiranë. Operacioni i koduar “Klonimi” ka arritur të kapë autorin Vilson Kono, por bashkëpunëtori Arsen Qose ka rritur të shpëtojë.
Mësohet se ata kanë përdorur dy çelësa të klonuar për të hapur dyert e blinduara të banesave.
Zbardhen dhe dokumentohen 10 raste të vjedhjes në banesa të ndryshme, duke përdorur çelësa të klonuar.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- Vilson Kono, 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Arsen Qosja, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi Vilson Kono, më datë 30.12.2022, është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonte të vidhte në një apartament, në rrugën “Sami Frashëri”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Arsen Qosen, gjatë këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 9 apartamente, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
- Më datë 04.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. M.;
- Më datë 20.03.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. C.;
- Më datë 15.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;
- Më datë 06.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. D.;
- Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Z.;
- Më datë 05.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit A. B.;
- Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. N.;
- Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur nl banesën e shtetasit B. M.;
- Më datë 30.12.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. Gj.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare dhe çelësa që autorët i përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.