-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makthi i trafikut! “Hinka” e Elbasanit u nxin festat qytetarëve

Kryesoret

Dihet se kur nisesh, por jo kur mund të arrish. Kjo është shprehja që gjen shumë vend në realitetin tonë kur bëhet fjalë për trafikun. Në ditët e fundit të vitit dhe në fillim të këtij viti të ri trafiku është kthyer në makth për qytetarët.

Policia nxjerr “spiunin” në rrugë! Radarët dhe makinat pa logo në terren

Pikat e zeza janë disa, por problemet kryesore shfaqen kur udhëton drejt Elbasanit dhe juglindjes. Autostrada që të çon drejt Elbasanit kthehet në “hinkë” në momentin që arrin në Bradashesh. Radhët e gjata dhe trafiku i rënduar të merr mbi dy orë është nga Bradasheshi deri në dalje të Elbasanit te ura e Lizës.

Është e çuditshme në fakt, ashtu si cdo gjë në Shqipëri, që ARRSH investohet për shumë projekte që mund të jenë edhe dytësore, por këtë “hinkë” në Elbasan nuk e ka zgjidhur si ngërç që krijohet sa herë ka fluks. Përpos autostradës Tiranë-Durrës një tjetër aks me probleme është edhe Laç-Fushë Krujë, pa harruar shumë të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit