-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita nis me kthjellime, mësoni se si pritet të jetë moti ditën e sotme!

Kryesoret

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites të shfaqen kalime vranësirash në të gjithë territorin. Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta vijojnë edhe orët e natës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta Ku më të theksuara do të jenë në zonat jugore – jugperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Maqedoni e Veriut

Republika e MV do të vijojë të jetë nën dominimin e kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës në pothuajse të gjithë territorin. Por parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites të sjellin vranësira kalimtare nëpër të gjithë MV, POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Rajoni dhe Evropa

Pjesërisht Europa Qwndrore dhe ishujt Britanikë do të jenë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore në zonën e Alpeve. Po ashtu, mbeten me dëborë dhe temperatura të ulëta Europa veriore dhe ajo Lindore. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të vijojë në ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë dominante.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit