-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbanin të lidhur me zinxhir 2 pengje, dënohen anëtarët e bandës, mes tyre një shqiptar

Kryesoret

Dy anëtarët e një bandë, njëri prej të cilëve shqiptar u burgosën nga autoritetet britanike.

BBC shkruan se Andi Alushi, 27 vjeç nga Shqipëria dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç, nga Lituania në muajin maj mbajtën peng dy persona në një shtëpi në Sheffield duke i trajtuar ata në mënyrë çnjerëzore.

“Viktimat”, të cilët ishin shqiptarë u filmuan duke ngrënë në disa tasa qensh për një periudhë 10 ditore ndërsa i mbanin të lidhur me zinxhirë.

Ata u dënuan me 14 vite e gjashtë muaj burg në gjykatën e Sheffield Crown të ​​martën.

Dyshja u arrestuan pasi policia bastisi një shtëpi në rrugën Firth Park në qytet dhe gjeti dy personat.

Sipas autoriteteve të drejtësisë britanike, dy të dënuarit u bënin presion shqiptarëve dhe i shantazhonin për të marrë para nga familjarët e tyre në Shqipëri.

E gjitha kjo ndodhi pasi personat që mbaheshin peng fajësoheshin për gjetjen e një magazine me kanabis.

Hetimet nisën pasi Kasinskas u mburr me një të panjohur në mediat sociale se do të tronditej nga përmbajtja e videove të tij.

Burri, i cili ishte nga Lituania e denoncoi rastin në polici.

Të dy personat u arrestuan dhe ndaj tyre i ngritën akuza. Përpara se gjyqi i tyre në Gjykatën Sheffield Crown të ​​fillonte në nëntor 2022, ata u deklaruan fajtorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit