-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi për hakmarrje! I riu që vrau biznesmenin është djali i një polici

Kryesoret

Gjykata e Tiranës la sot në burg Albano Velon. 30-vjeçari akuzohet për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Burime jo zyrtare, pohojnë se Velo është djali i një efektivi policie në një nga komisariatet e Tiranës. Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

FOTO/ Mori hakun e shokut “Sanço”! Kush është killeri që i futi 6 plumba biznesmenit në Tiranë?

30-vjeçari me origjinë nga Këlcyra, por banues në Tiranë u arrestua nga policia e kryeqytetit për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Në kërkim u shpall edhe A.B. 44 vjeç, pasi akuzohet se ka ndihmuar Velon, që ishte jo vetëm organizator, por edhe ekzekutor.

Në njoftimin për mediat, policia nuk dha detaje se cila ishte arsyeja e vrasjes, por dyshimet janë të forta dhe lidhen me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt, të njohur si “Sanço”, ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Tiranë.

“E ndoqën si hije”! Ky është killeri që ekzekutoi biznesmenin në Tiranë

Velo thuajse 6 muaj më pas është hakmarrë duke e vrarë biznesmenin. Edmond Papa ishte dënuar më herët në Greqi për trafikun e lëndëve narkotike. Pikërisht një larje hesapesh nisur nga konflikti i drogës dyshohet se solli vrasjet njëra pas tjetrës. Gjithashtu, pak ditë pas vrasjes së Edmond Papës, u vranë në Greqi 2 shqiptarët Kreshnik Çerçizaj e Armando Organaja.

Mediat greke flasin për një lidhje të ngjarjeve në Tiranë dhe Athinë dhe për rastin e dy shqiptarëve theksojnë se u porositën nga Klodjan Lekocaj, i burgosur në Greqi, për shkak të humbjes së 700 kg kanabisi. Megjithatë nuk ka asgjë zyrtare nga organet në Shqipëri dhe Greqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit