-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Provokim politik? Talenti Jashari flet për festën e Granit Xhakës ndaj Serbisë!

Kryesoret

Ardon Jashari ishte një nga protagonistët indirekt të Botërorit 2022. Mesfushori i Lucernës u grumbullua nga “helvetët” dhe ndonëse luajti vetëm 2 minuta ndaj Portugalisë, emri i tij qarkulloi në të gjithë mediat ndërkombëtare.

Shkak u bë festa me fanellën e tij e Granit Xhakës në fund të ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, ku shumëkush e interpretoi këtë si një simbol politik, pasi kapiteni i Zvicrës i referohej Adem Jasharit.

Por vetë Ardon Jashari ka komentuar për “Blick” se nuk e shihte atë veprim të Xhakës si një mesazh apo provokim politik.

“Xhaka është idhulli im dhe ia kam thënë që në grumbullimin e parë me ekipin kombëtar. Nuk ishte një deklaratë politike. Graniti më tha në fillim të Kupës së Botës se do të vishte fanellën time nëse do ta kalonim grupin. Dhe kështu ishte në ndeshjen e fundit kundër Serbisë”, shpjegoi djaloshi 20-vjeçar për të cilin janë interesuar klube shumë të njohura si Lids, Lajpcig apo Sëlltik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit