-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pensionistët dynden në postë për të marrë pjesën e tyre nga “pakoja”

Kryesoret

Ditën e djeshme qeveria ka nisur të shpërndaj paratë nga  “pakoja” që u miratua për disa kategori për të përballuar krizën e çmimeve.

Të parët që kanë marrë paratë kanë qenë pensionistët, të cilët edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar të marrin pjesën e tyre prej 8000 lekësh nga  “pakoja e madhe”.

Ajo ç’ka vihet re në disa prej pikave postare të kryeqytetit është dyndja e të moshuarve për të marrë pjesën e tyre për të cilën janë shprehur se është e pamjaftueshme e se nuk i mjafton as për të marrë ilaçet.

Për pjesën tjetër të administratës pakoja e qeverisë për të mbështetur financiarisht rreth 1 milion persona pritet të hapet brenda kësaj jave, sapo administrata të rikthehet në punë nga pushimet e vitit të ri, pra pas të mërkurës. E gjithë paketa anti-inflacion do të dorëzohet javën e ardhshme.

“Hapet” pakoja, Hado sqaron te “5pyetjet.al”: Sot nisi dhënia e lekëve për pensionistët

Më poshtë janë renditur edhe një herë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e qeverisë për dimrin.

Kategoria dhe sa fitojnë;
Fondi për pakon e qeverisë 8 miliardë
Gratë kryefamiljare 20 mijë lekë
Administrata (me pagë bruto nën 60 mijë lekë) 20 mijë lekë
Administrata (me pagë bruto mbi 60 mijë lekë) 10 mijë lekë
Pensionistët 8 mijë lekë
Personat me aftësi të kufizuara 8 mijë lekë
Invalidët 8 mijë lekë
Personat me ndihmë ekonomike 8 mijë lekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit