-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet bastexhiu me skedinë në dorë

Kryesoret

Rinisin kampionatet pas pushimeve të dimrit dhe vendosja e basteve, por edhe policia rikthehet në kontrolle duke arrestuar personat që vendosin skedina.

“Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular. Sekuestrohet aparati celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: J. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular” njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit