Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në facebook ka denoncuar se kardiokirurgjia në QSUT prej një muaji është e bllokuar.
Ai shkruan se prej disa javësh ky aktivitet shumë i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mundojnë oksigjenatorët.
Postimi i plotë:
‘Ardhjet me “hope” te materialeve thelbësore e jetësore mjekësore, apo dhe te medikamenteve, kane goditur ketë here edhe kardiokirurgjinë ne QSUT. Prej javësh ai aktivitet shume i rëndësishëm mjekësor është bllokuar prej faktit se mungojnë oksigjeneratoret, nje material ky i domosdoshëm për shumicën e operacioneve ne zemër e enët kryesore te gjakut. Dhe ajo sasi shume e vogël oksigjenatoresh e ruajtur nga shërbimi nuk siguron dot as nevojat e plota te urgjencës mjekësore, jo me ato te një aktiviteti normal. Pa dyshim këtu e pësojnë: 1- Se pari pacientet, qe nuk jane te paket ne numër e serioze persa i përket patologjive. Një pjese e tyre ne baze te mundësive financiare jane te detyruar te drejtohen tek privati, me pagesa te larta nga xhepi. Asnje rimbursim nga shteti dhe për kete situate anormale te krijuar nga mos funksionimi i institucioneve shtetërore.
2-Por kjo gjendje prek edhe shërbimin e kardiokirurgjisë si pasoje e te tilla ndërprerjeve shume te dëmshme per ate. Perfitoj nga rasti per te përshëndetur koleget e personelin e kardiokirurgjisë, qe me vullnetin e aftësitë e tyre, pavarësisht këtyre pengesave e vështirësive, qe u krijohen nga kjo mjekësi “falas”ne Shqipëri, po zhvillojnë kete shërbim. Dhe aktualisht jane tejet te shqetësuar persa po ndodh’.