-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia heq barrikadën në Shtërpcë, u vendos si shenjë revolte për plagosjen e 2 serbëve

Kryesoret

Policia e Kosovës e ka hequr barrikadën e vendosur në fshatin Gotovushë, që çon për në qytetin e Shtërpcës.

Serbët që e kanë vendosur barrikadën filluan me rezistencë ndaj policisë për të mos e hequr atë por ishte e pasuksesshme.

Barrikada u vendos si shenjë revolte ndaj plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sot rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 21 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”. /Telegraf

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit