-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani ekzekuton edhe dy burra protestues anti-regjimit

Kryesoret

Dy burra u ekzekutuan në Iran më 7 janar, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një anëtari të forcës Basij gjatë protestave anti-qeveritare në Karaj, afër kryeqytetit iranian.

“Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në vrasjen e Ruhollah Ajamian, u varën mëngjesin e sotëm”, njoftoi agjencia gjyqësore e lajmeve, Mizan Online.

Karami dhe Hosseini u dënuan me vdekje në fillim të dhjetorit. Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet me vdekje, duke i akuzuar ata për vrasjen e Ajamian më 3 nëntor.

Të dy i kishin mohuar akuzat kundër tyre dhe thanë se ishin torturuar në burg.

Protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer kundër policisë për moral në Iran, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjeçares e cila është ndaluar nga zyrtarë të këtij departamenti, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit