-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet nga burgu pas 20 vitesh një nga spiunet më të rrezikshme për sigurinë amerikane

Kryesoret

Ana Montes e konsideruar si një nga spiunet më të njohura të Luftës së Ftohtë u lirua pas më shumë se 20 vitesh burg.

Ajo spiunoi për Kubën për më shumë se dy dekada ndërsa punonte si analiste në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA.

Pas arrestimit të saj në 2001, Uashingtoni tha se ajo i kishte zbuluar Havanës pothuajse të gjitha operacionet e inteligjencës amerikane në ishull dhe për këtë arsye konsiderohej një nga “spiunët më të dëmshëm” për sigurinë amerikane.

65-vjeçarja u akuzua se kishte zbuluar identitetin e 4 spiunëve amerikanë dhe kishte ekspozuar materiale të tëra të klasifikuara.

Gjykatësi që e dënoi me 25 vite burgim tha se ajo kishte vënë në rrezik të gjithë kombin në tërësi.

Ndryshe nga spiunët e tjerë që ndryshojnë krah për përfitime personale, Ana Montes spiunonte për Kubën për shkak të ideologjisë së saj.

Ajo kishte pranuar që të punonte për inteligjencës kubane pasi kundërshtonte politikat e Presidencës Regan në Amerikën Latine.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit