-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria franceze rrit moshën e pensionit në 64 vjeç, shpreson të kursejë 17.7 miliardë euro

Kryesoret

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne njoftoi sot se viteve për te dalë në pension do tu shtohen edhe dy vite nga mosha 62 vjeç do të shkojë 64 vjeç.

Qeveria franceze do të miratojë një projekt-ligj që do të rrisë moshën e daljes në pension deri në vitin 2030.

Sipas një sondazhi nga Odoxa, katër nga pesë francezë e kundërshtojnë ndryshimin në një kohë kur shumë prej tyre tashmë po përballen me një krizë të kostos së jetesës.

Borne shtoi se qeveria do të përpiqet të bindë qytetarët se reforma është e nevojshme.

Ky ndryshim ishte një shtyllë e agjendës së reformave të Macron kur ai u zgjodh president në 2017.

Përpjekja e parë u ngec në vitin 2020 ndërsa qeveria luftoi për të frenuar pandeminë Covid-19. Përpjekja e dytë nuk pritet të jetë më e lehtë.

Krerët e sindikatave më të mëdha do të takohen sot për të diskutuar se si do të reagojnë ndaj planit të propozuar, ndoshta duke organizuar demonstrata dhe greva.

Presidenti dhe kryeministri do të duhet ta kalojnë reformën edhe në parlament, ku nuk kanë shumicën absolute. 

Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Franca është një nga shtetet me moshën më të ulët të daljes në pension midis vendeve të industrializuara dhe se ajo shpenzon më shumë për pensione se pothuajse çdo vend tjetër me rreth 14% të prodhimit të saj ekonomik.

Sipas ministrit të Financave, Bruno Le Maire qeveria franceze vlerëson se nga kjo reformë do të përfitojë 17.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

Deklarata e Lemaire erdhi menjëherë pasi kryeministrja paraqiti propozimin e saj, i cili do të shihte rritjen e moshës së pensionit gradualisht me tre muaj çdo vit derisa të arrinte 64 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit