-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau me thikë bashkëjetuesen/ Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet për Ramis Micin!

Kryesoret

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për vrasjen e shtetases Jetlira Elezi nga bashkëjetuesi i saj, Ramiz Mici në muajin korrik të vitit të kaluar. Prokuroria njofton se ka depozituar në gjykatë kërkesën për gjykimin procedimit penal.

Sipas hetimeve, Mici e ka qëlluar Elezin me thikë në pjesën e kraharorit. shtetasi Ramiz Mici, është akuzuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal. Aktualisht ky i pandehur ndodhet nën masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së 30 korrikut 2022. Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa.

Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës, e cila ishte larguar pak ditë para ngjarjes pranë të atit. Ndërsa fëmijët e autorit jetonin me të ëmën e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit