-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me “doza” në xhep, arrestohet i riu në Vlorë

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi njëri është kapur me kokainë pas kontrollit fizik, e ndërsa tjetri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën 7 doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 53 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit