-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhte banesat në Itali, arrestohet 44-vjeçari shqiptar, i dënuar më parë për krime kundër pronës

Kryesoret

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga si autor i disa grabitjeve të kryera në Brescia në Itali.

Sipas raportimeve nga mediat italiane bëhet me dije se ditët e fundit autoritetet kishin identifikuar makinën me të cilën disa persona kishin kryer grabitje në territoret e Valle Camonica, Val Trompia dhe Franciacorta.

Menjëherë kanë nisur kontrollet për të identifikuar autorët. Gjatë momentit të ndalimit 44-vjeçari ka tentuar të arratiset por u ndalua nga autoritetet.

Brenda makinës së tij u gjetën doreza, pishtarë dhe mjete të ndryshme për vjedhje.

Personi i arrestuar, i dënuar dhe me precedentë për krime kundër pronës u dërgua në burg në Mombello, Brescia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit