Anderson Torres, ish-ministri i Drejtësisë së Brazilit në qeverinë e Presidentin Jair Bolsonaro u arrestua në aeroport si pjesë e një hetimi për sulmin ndaj ndërtesave qeveritare nga mbështetësit e tij në kryeqytet të dielën e kaluar.
I dyshuar për bashkëpunim në trazirat, Torres, i cili pohon se është i pafajshëm, u arrestua në fluturimin e tij të kthimit nga SHBA për t’u paraqitur në gjykatë.
Prokurorët federalë të Brazilit të premten i kërkuan Gjykatës së Lartë të hetojë rolin e ish-presidentit Jair Bolsonaro në veprimet antidemokratike që rezultuan në sulmin ndaj ndërtesave qeveritare nga mbështetësit të dielën e kaluar.