Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur mesazhin e tij në 24 përvjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë nga forcat serbe.
Berisha e cilësoi këtë masakër si një krim horror kundër njerëzimit, ndërsa shtoi se kryeministri Rama si vasal i Vuçiçit ka bllokuar në parlament rezolutën e dënimit të genocidit serb në Kosovë.
Ai shtoi më tej se ky akt terrorist i serbëve i ka dëshmuar njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviçit dhe Aleksandër Vuçiçit.
Postimi i Berishës