-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Reçakut përkujtohet edhe në Suedi, homazhe për viktimat

Kryesoret

Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm janë përkujtuar viktimat e masakrës së Reçakut.

Forcat okupuese serbë kishin masakruar civilë shqiptarë më 15 janar të vitit 1999.

Në përkujtimin e kësaj masakre në Stokholm ka njoftuar ambasada e Kosovës në Suedi.

“Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nën organizimin e shoqatës kulturore “Teuta” me pjesëmarrje edhe të Ambasadës së Kosovës, sot në Stokholm, bashkatdhetarët tanë bënë homazhe dhe ndezën qirinj për viktimat e luftës së fundit në Kosovë”.

“Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan, diplomati Dren Zeka, sekretarja e shoqatës Teuta, Elsa Alliu dhe aktivistët e mërgatës, Shkipe Bunjaku, Kamer Elezaj. Ata përkujtuan dëshmorët e kombit, maskrat makabre dhe përçuan mesazhin se e kaluara nuk duhet të harrohet kurse gjaku i dëshmorëve duhet të shërbejë si udhërrëfyes i ndërtimit të shtetit dhe së ardhmes të bazuar në paqe dhe vlera demokratike. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit