Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas aksionit të policisë ditën e shtunë që hoqi disa kamera sigurie të vendosura në rrugët e Shkodrës.
Kryetari i PD-së, tha se vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafies. Ai denoncoi edhe qytete të tjera ku ndiqet e njëjta praktikë.
“Mafia është ajo që sundon kudo. Krimi është ai që vendos. Ai ka bajlozët e tij, të përfaqësuar me Edi Ramën në qeveri.
Krimi ka përfaqësues në parlament me Ballën e Gjiknurin. Krimi ka përfaqësues Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës. Krimi vendos kudo.
Njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në Amerikën Latine, rrugët, sheshet e qyteteve tona janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror në kontrollin e syrit të ciklopit.
Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe institucionet e tjera.
Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend. Mendoni ju se është vetëm Shkodra?
Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni në Vlorë, nisuni në Elbasan, në Korçë, kudo jeni të filmuar” tha ai.
Berisha: Enver Sheshi u vra nga mafia e inceneratorëve pasi vendosi të fliste