Numri tragjik i vdekjeve është 45, duke përfshirë 6 fëmijë, tha guvernatori i Dnipropetrovsk, Valentin Reznichenko.
Policia, vullnetarët dhe kryetari i bashkisë së Dnipro vendosën lule të martën në kujtim të civilëve të vrarë nga granatimet.
Më herët u raportua se 15 trupa mbeten të paidentifikuar. Aktualisht në spitale ndodhen 28 persona prej të cilëve 10 janë në gjendje të rëndë.
Sipas policisë, gjithsej 39 persona janë shpëtuar mes tyre gjashtë fëmijë. Gjithashtu, 79 persona u plagosën mes tyre 16 fëmijë.