Një 47-vjeçare është arrestuar nga autoritetet greke, pasi akuzohet se ka ndihmuar një 50-vjeçar grek, me profesion kontabilist, që t’i japë fund jetës.
Viktima u gjet i varur nga policia brenda një apartamenti në Moschato, mbrëmjen e djeshme. Të dy njiheshin prej dhjetë vitesh dhe lidhja e tyre ishte thjesht profesionale. Gruaja 47-vjeçare, e cila hapi derën e banesës në rrugën Grammou, ka qenë më parë punonjëse në një hotel të madh, ndërsa vitet e fundit punonte në një dyqan lulesh të njohur në Athinë.
Pak para orës 18, 47-vjeçarja ka mbërritur në Polici, duke e mbuluar fytyrën e saj. Në krah të saj ishte nëna e saj, e cila pretendonte se 50-vjeçari i kishte zhvatur një shumë të madhe parash. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të mediave greke, të shtunën e kaluar persona që kishin investuar para tek ai kanë shkuar në biznesin e 50-vjeçarit dhe e kishin rrahur. Sipas të njëjtave informacione, bashkëshortja e 50-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare, ka tërhequr para dhe është larguar për në vendin e saj. Kështu, paratë që i kishin dhënë për investim, u zhdukën.
Më pas pasoi ngjarja me rrahjen e tij, të shtunën e kaluar dhe më pas fundi tragjik, ku u gjet i varur në banesën e tij.
Kronika e vdekjes së kontabilistit
Babai i dy vajzave u gjet i varur në banesën e tij, mbrëmjen e së hënës. Me të në momentet e fundit ishte edhe 47-vjeçarja, e cila mëngjesin e së martës ka rrëfyer pjesëmarrjen e saj në vdekjen e burrit. Gjatë takimit, sipas 47-vjeçares, ka ndodhur një përleshje, gjatë së cilës, siç pretendon ajo, ka marrë një kordon dhe ka tentuar ta mbysë 50-vjeçarin, por ai i ka thënë se do të vrasë veten.
“Nuk duroj dot më, do vras veten”.
Më pas, ajo tha greku u ngjit në karrige, vendosi litarin në qafë dhe gruaja e tërhoqi karrigen nga ai, duke i marrë jetën.
“E ndihmova, i shtyva karrigen.”
Në fakt, pak minuta para se të takonte viktimën e saj, 47-vjeçarja është regjistruar nga një kamerë me qark të mbyllur, ku duket se është duke ecur me nxitim, duke kërkuar vendin e saktë të shtëpisë së tij. Siç shihet në video afrohet një punonjëse e dyqanit, e cila duke folur për protothema.gr tha se e ka pyetur nëse e dinte adresën e viktimës dhe i kishte thënë: Më pyeti se ku është adresa… Merr policinë, unë do ta vras atë.