Presidenti i vendit Bajram Begaj, me anë të një vido-postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar se këtë të të enjte ka mbajtur një takim me homologun e tij lituanez Gitanas Nausėda në Tiranë, duke u shprehur për vullnetin bilteral për forcimin e marrëdhënieve, bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Lituanisë dhe mbështjen për integrimin e plotë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Postimi i Begajt
Sot, në Tiranë, me Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, shprehëm vullnetin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përkthimin e tyre në bashkëpunim konkret e të prekshëm për qytetarët e dy vendeve tona.
Mora sigurinë nga Presidenti Nausėda për mbështetjen e plotë të Lituanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës së Lituanisë në Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027.
Konfirmuam se Shqipëria dhe Lituania, si dy vende anëtare të NATO-s, ndajnë të njëjtin vizion për sigurinë euroatlantike dhe do të vijojnë të kontribuojnë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
Related