Gjashtë muaj pasi Martin Çeço u gjet i vrarë në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, profilet e tij të Facebook janë hapur dhe po ashtu janë zbuluar edhe bisedat që ai ka pasur me persona të ndryshëm.
Emisioni Uniko me ndihmën edhe të familjes së Martinit, babait, vëllait dhe dy motrave të tij, ka mundur të rikuperojë numrin e telefonit që ka përdorur Martin Çeço.
Ishte një proces i gjatë për shkak se fillimisht nuk dihej se në pronësi të kujt ishte numri edhe për shkak se babai nuk e mbante mend.
Më pas një proces i rikonfigurimit të sistemit të operimit të kompanisë telefonike vështirësoi akoma më shumë punën. Por në fund kompania telefonike pranoi kërkesën e familjarëve të Martinit për rikthimin aktiv të numrit të Martin Çeços.
Falë rikthimit aktiv të këtij numri është arritur të hapë adresa e Facebook-ut që ka përdorur Martin Çeço, e veçanërisht dy prej adresave ku ai kishte qenë aktiv ditët dhe orët e fundit të jetës së tij.
Bazuar në shqyrtimin e bisedave të Martin Çeços në Facebook, që në mëngjes e deri në orët e mbrëmjes të datës 12 Qershor 2022, Martin Çeço ka qenë i shqetësuar dhe në gjendje të rënduar emocionale.
Atij i ishte premtuar nga dikush se Tina Pajollari ishte bërë tashmë gruaja e tij dhe se kishte pranuar të lidhej e martohej me të. Gjatë asaj dite, Martin Çeço kishte zhvilluar biseda dhe komunikime me persona të ndryshëm gjatë asaj dite.
Në një nga këto biseda u evidentua ajo me një vajzë të quajtur Tina. Nuk është Tina Pajollari, por një tjetër e quajtur Tina Plepi. Ajo është nga fshati Sheqeras dhe herë pas here shkon në Greqi për të punuar.
Stafi i Uniko shkoi në banesën e Tina Plepit, por nuk e gjeti aty pasi ndodhet në Greqi. Me ndihmën e familjarëve të saj, Uniko arriti të bisedonte përmes video-telefonatës me Tina Plepin. Nga evidentimi i Facebook-ut të Martin Çeços, vihet re se më datë 12 Qershor 2022, disa orë përpara se 26-vjeçari të vritej.
Në një nga këto biseda vihet re një telefonatë në Facebook 49 minuta me Martin Çeçon. Por çfarë kanë diskutuar kaq gjatë Tina Plepi dhe Martin Çeço?
Në bisedën me gazetarin Spartak Koka, Tina Plepi tregon se filimisht i kishte telefonuar Martini dhe i thoshte që e donte. Mirëpo ajo, siç shprehet vetë, i sqaroi që nuk ishte Tina Pajollari por Tina Plepi.