Një nga themeluesit dhe aksioneri kryesor rus i bursës kryesore të kriptovalutave Bizlato, Anatoly Legodimov u arrestua të martën në Miami.
Lajmi erdhi sot përmes një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
“Dje, agjentët e FBI-së arrestuan Anatoly Legodimov, themeluesin e Bitzlato, në Miami ,” tha zëvendësprokurorja e përgjithshme Lisa Monaco.
Legodimov, i cili sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë është shtetas i Federatës Ruse dhe banor i përhershëm i Kinës, akuzohet për trafikim të fondeve të paligjshme që kapin vlerën e më shumë se 700 milionë dollarëve.
Sipas zëvendësprokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, serverët e shkëmbimit Bitzlato, i cili është i lidhur me faqen e tregtisë elektronike të darknet, Hydra u sekuestruan si pjesë e një operacioni të përbashkët ndërkombëtar të zbatimit të ligjit.
Ai theksoi gjithashtu se arrestimi i bashkëthemeluesit të bursës së kriptovalutave dhe veprimet e mëvonshme janë një “paralajmërim” për të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme në internet.