Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick nuk është tërhequr nga deklarata e fortë që bëri pak ditë më parë për shqiptarët duke i quajtur kriminelë, pavarësisht notës së protestës që bëri Tirana zyrtare.
Ai tha se “nuk jam penduar për fjalët, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç jemi në të vërtetë. Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare.
Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi – shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht. …dhe ata që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.
Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i vetes për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar që ishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht… Shqipëria është një vend i sigurt!”.
Ajo që është thelbësore këtu është që ata individë që vijnë këtu ilegalisht dhe ata njerëz që janë shkelës të largohen zyrtarisht nga oficerët e zbatimit të imigracionit dhe të kthehen në vendet e tyre” tha ai.