-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djegia e Kuranit në Suedi para ambasadës turke, Turqia: Krim i pastër urrejtjeje

Kryesoret

Të shtunën pasdite si pjesë e protestave jashtë ambasadës turke në Stokholm Rasmus Paludan nga partia e ekstremit të djathtë Stram Kurs dogji një kopje të Kuranit.

Kjo lëvizje shkaktoi zemërimin e Turqisë e cila dënoi djegien e Kuranit duke e cilësuar atë si një ” krim urrejtjeje “.

“Të lejosh këtë akt anti islamik, i cili synon myslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta, nën maskën e ‘lirisë së shprehjes’ është krejtësisht e papranueshme. Ky është një krim i pastër urrejtjeje. U bëjmë thirrje autoriteteve suedeze të marrin masat e nevojshme kundër autorëve të këtij krimi të urrejtjes”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

“Provokimet islamofobike janë të tmerrshme. Suedia ka shumë liri të shprehjes, por kjo nuk do të thotë se qeveria suedeze, ose unë, mbështesim pikëpamjet e shprehura”, tha ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström në një postim në Twitter.

Nga ana e tij aleati i Erdoganit, Devlet Bakhceli tha se parlamenti nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO “në këto kushte”.

Më herët sot, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se vizita e planifikuar e javës së ardhshme e homologut të tij suedez në Ankara u anulua pasi autoritetet suedeze dhanë leje për tubime proteste në Stokholm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit