Një 42-vjeçar shqiptar i cili kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Janinë pasi ishte pikasur nga policia greke.
Sipas akuzës së shtetit italian 42-vjeçari është dënuar me 6 vite dhe 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Pas arrestimit të 42-vjeçarit ai është futur në paraburgim, ndërsa mbetet në pritje të procedurës për ekstradimin e tij drejt Italisë.