-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri britanik pranon se 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur, 176 prej tyre shqiptarë

Kryesoret

Ministri i Brendshëm britanik, Simon Murraya ka pranuar se 200 fëmijë azilkërkues që ishin vendosur në hotelet e drejtuara nga Home Office janë zhdukur.

Sipas tij kanë humbur 13 fëmijë nën moshën 16 vjeç dhe një pjesë e madhe e fëmijëve të humbur janë shqiptarë.

Zbulimi vjen pasi Observer raportoi se një sinjalizues nga një hotel i Home Office në Brighton e kishte konfirmuar faktin se disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë hotelit dhe ishin futur me dhunë në makinë.

Departamenti u paralajmërua nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, fëmijë azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në MB, shumica prej tyre me gomone, pa prindër apo kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

88% e 200 fëmijëve, 176 ishin me origjinë shqiptare dhe Murraya tha se po shpreson që qeveria të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka 6 hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar duke përfshirë atë në Brighton.

OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t’i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.

Policia e Sussex-it bëri të ditur se ata arrestuan dy burra të dyshuar për trafikim njerëzor pasi fëmijët që qëndronin në një hotel u panë duke u futur në makinën e tyre. Një zëdhënës tha se ata nuk kishin marrë asnjë pretendim për rrëmbim.

Që kur Home Office filloi strehimin e azilkërkuesve në hotele në Brighton dhe Hove në korrik 2021, 137 fëmijë të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur, tha zëdhënësi i policisë. Prej tyre, 60 janë gjetur dhe 76 raste mbeten në hetim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit