-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Allegri nuk lë në baltë Juventusin, do të rinovojë kontratën

Kryesoret

Me dënimin prej 15 pikësh dhe një bord drejtor krejtësisht të ri, Massimiliano Allegri është gjithnjë e më shumë figura e vetme solide në Juventus.

Presidenti Andrea Agnelli, nënkryetari Pavel Nedved dhe të tjerë janë larguar të gjithë, ndaj Allegri ka më shumë përgjegjësi se kurrë, jo vetëm si trajner, por edhe duke marrë disa role tjera.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pronari i klubit John Elkann beson se 55-vjeçari mund të ndihmojë në drejtimin e tyre në të ardhmen dhe është gati të zgjasë kontratën deri në qershor të vitit 2027.

Kontrata aktuale e Allegrit me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor 2025.

Është një ndryshim i plotë i drejtimit nga vetëm disa muaj më parë, kur dukej sikur arsyeja e vetme që Juventusi nuk e kishte shkarkuar Allegrin ishte sepse kontrata e tij zgjati deri në qershor 2025 dhe do t’i kushtonte me një shumë të madhe për të prishur kontratën para kohe.

Ky është tashmë qëndrimi i dytë i 55-vjeçarit në Torino, pasi fitoi pesë tituj radhazi të Serie A nga 2014 deri më 2019.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit