Me marrjen e detyrës si kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka pritur në zyrë ambasadoren e BE, Christiane Hohmann.
Në fokus të bisedës së tyre ishin lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Altin Dumani. BE ???????? mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.