Iljaz Elmazi është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar një person me thikë. Sipas njoftimit të policisë 49-vjeçari ka kërcënuar dhe dhunuar një person për dhënien e një shume parash.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.