-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse e dekoroi agjentin e FBI-së? Rexh Byberi te “5pyetjet.al”: Nuk merrem fare me atë punë

Kryesoret

Dy ditët e fundit në Shqipëri kryefjalë ka qenë dhe vazhdon që të jetë skandali i arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal. Ish-agjenti amerikan në njërën prej vizitave në Shqipëri rezulton se është dekoruar me një akt mirënjohje nga kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi.

Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht t’i dorëzoj medaljen e akorduar “Mirënjohja e Tropojës” z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob FBI. Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë.

Në këtë ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela. Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj”, shkruante Byberi në 2021-shin.

Por çfarë mendon sot që ish-personaliteti i rëndësishëm i FBI-së është arrestuar? “Nuk ishte dekoratë, ishte një akt mirënjohje. Nuk do të merrem fare me atë punë” tha ai për “5pyetjet.al”. McGonigal ka qenë i shoqëruar nga Agron Nezaj, që dyshohet se ka qenë ish-agjent shqiptar i inteligjencës dhe që sipas dosjes rezulton se i ka dhënë tre pagesat, 225 mijë dollarë agjentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit