20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alkool në timon dhe mos bindje ndaj policisë, arrestohen dy persona në Fier

Kryesoret

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale. E. Ll 42 vjeç ka rënë në pranga pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë.

Ndërkohë që i arrestuarit i dytë E. T 38 vjeç ka rënë në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. Ll., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. T., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit