-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkesë në Kuvend: Duam debat me Ramën për dosjen e FBI-së

Kryesoret

16 deputetë të Partisë Demokratike depozituan paraditen e sotme një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme plenare për ta zhvendosur vëmendjen te dosja e FBI-së ku po hetohet në SHBA, ish-agjenti  Charles McGonigal. PD e drejtuar nga Sali Berisha akuzon se Edi Rama e korruptoi zyrtarin amerikan dhe e përdori kundër opozitës.

Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në padinë e ngritur ndaj z. McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të Edi Ramës, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri” thuhet në kërkesë ndër të tjera.

Megjithatë kërkesa ka pak shanse që të pranohet nga shumica për debat, pasi mes emrave që kanë firmosur është Sali Berisha. PS ka deklaruar më parë se në cdo kërkesë që do të jetë firma e tij nuk do të merret në konsideratë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit