-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Big Brother” në Korçë! Mbyllen “sytë e krimit” në rrugë

Kryesoret

Pas Shkodrës dhe Korçës janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe të Pogradecit. Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

Policia e Shtetit ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë që dyshohet se janë instaluar dhe përdoren nga grupet kriminale.

Aksioni vjen pasi në Shkodër u sekuestruan disa kamera ë dyshohet se ishin instaluar nga grupet kriminale në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”.

Për gjetjen e personave që i kishin vendosur ato në këto zona, në polici janë shoqëruar disa persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit.

Identifikimi i personave të cilët kanë vendosur këto kamera është një mision tejet i vështirë për policinë, pasi komandimi i tyre bëhej përmes celularit.

Sipas uniformave blu qëllim i instalimit të këtyre kamerave ishte sigurimi i informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit