Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë pasditen e sotme në fshatin Tërbol, njësia Pishaj në Gramsh, ku një 75-vjeçar qëlloi me çifte për vdekje gruan dhe vëllanë.
Pas debatit në shtëpi Xhevit Sinani ka marrë armën e gjahut, çifte duke qëlluar gruan Zeqinenë dhe vëllanë e tij, Shaqirin.
Pas krimit, autori sipas të dhënave paraprake ka telefonuar djemtë duke i njoftuar se “kam vrarë mamanë dhe xhaxhanë”. Më pas 75-vjeçari është arratisur.
Dalin emrat e viktimave në Gramsh! Pse burri e vrau gruan dhe vëllanë me çifte?
Policia është vendosur në kërkim të tij. Paraprakisht po merren edhe dëshmitë e para të fqinjëve dhe të afërmve.