-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam i dashuri i saj”/ Deputetja dhe familja e saj kërcënohen me jetë!

Kryesoret

Pas raportimeve për kërcënime me jetë ndaj saj dhe familjes së saj, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka konfirmuar rastin.

Ajo ka thënë se personi që e ka kërcënuar, me inicialet B.S, tani është në paraburgim 30-ditor. Balje ka thënë se denoncimin në polici e ka bërë me datë 16 janar.

“Të gjithë ne që kemi sado pak popullaritet në vendin ku jetojmë, çdo herë më shpesh po duhet të ballafaqohemi me njerëz të cilët po mundohen në mënyra joetike të fitojnë pak vëmendje të publikut.

Në shumë raste të tilla, nuk kam reaguar fare. Mirëpo këtë herë, përmes këtij postimi dëshiroj të bëj një sqarim për opinionin publik lidhur me një shkrim që ka qarkulluar sot në portalet tona lidhur me një rast ku unë kam qenë viktimë e kërcënimit dhe shantazhit nga personi me inicialet B.S. 

Me datë 16 janar 2023, unë kam raportuar një rast te organet policore dhe prokuroriale pasi që përmes telefonit jam kërcënuar për jetën time dhe të familjes time. Kërcënimi ka qenë serioz dhe është bërë me dashje të drejtëpërdrejtë nga një person me përgjegjësi të plotë penale.

Rrjedhimisht me datë 17 janar 2023 me kërkesë të prokurorisë, gjykata i ka caktuar të dyshuarit B.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje fillestare prej 30 ditëve. Sipas informacioneve që unë kam si viktimë e rastit, i dyshuari ka pranuar në tërësi fajin për veprat penale që po gjykohet”, ka shkruar Balje.

Ajo nuk ka dhënë më shumë informacione lidhur me këtë rast, duke thënë se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe se nuk dëshiron të ndikojë në asnjë formë mbi rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit