-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borisov: Ka përpjekje për kthimin Shkupit nën ndikimin e Rusisë

Kryesoret

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të shtunën në Sofje se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë.

Ai nuk saktësoi se kush janë ato struktura, por pretendimet e tilla i ndërlidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër Maqedoninë e Veriut, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një klubi bullgar në këtë qytet.

“Një akt i tillë si rrahja e një bullgari e vendos publikun plotësisht në anën e të rrahurit dhe mund të na çojë në një drejtim tjetër që është plotësisht në favor të Putinit dhe planeve të tij gjeostrategjike për Ballkanin.

“Këtu shoh një përpjekje për ta kthyer Maqedoninë e Veriut nën ndikimin rus, qëllimisht, dhe kjo po bëhet shumë aktive. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mashtroheni.

Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Borisov në një konferencë për media të partisë BERG.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit