-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E goditi treni, vdiq”! Dita e zezë e trafikantëve: Malli dhe paratë fluturuan (Përgjimet)

Kryesoret

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar 21 urdhërarreste, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë. Në dosjen voluminoze të hetimeve, që kanë nisur prej vitit 2017, janë dokumentuar rastet e trafikimit të lëndëve narkotike.

LISTA/ Burg “kokave” dhe “ushtarëve”! Kush është “Thiu” që lëvizte “telat” e trafikut?

Alfred Luli dhe Gjergj Luli kanë shitur te Renato Zefi dhe Gjergji Zefi rreth 10 kilogramë kokainë, me vlerë 200 mijë euro.

Hapet fletorja e trafikantit në Durrës! Kush ishin klientët “VIP” dhe shitjet marramendëse?

Në dosje thuhet se është provuar se dy vëllezërit Luli kanë importuar në Itali në periudhë korrik-maj 2016 deh 28 kilogramë kokainë, 153 kilogram kanabis dhe 40 kilogram hashash, për një vlerë prej 960 mijë eurosh. Në një rast personi që do të trafikonte drogën është aksidentuar për vdekje nga treni.

Nga Beu te Luli dhe linja! Kush është “Noizy” që drejtonte trafikun në Durrës?

Pjesë nga përgjimet;

BEU Florida: A ju thashë se zezaku i vogël të cilit Gerti (Gernardi) i dha mallin (drogën) u godit nga një tren?

BEU Emirjan: Si u godit nga trent?

BEU Florida: Ai u godit nga treni.

BEU Emirjan: A ka vdekur?

BEU Florida: Malli dhe paratë kanë fluturuar, ka vdekur.

BEU Emirjan: Sa i kishe borxh?

BEU Florida: Rreth pesëmbëdhjetë ose njezet (mije).

“Me qetësi dhe dashuri”! Përgjimet e trafikantëve në Durrës: Nesër e ke aty “pakon”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit