-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Malajzi/ Loja për pak i mori jetën, gjendet pas 5 ditësh brenda kontejnerit larg shtëpisë

Kryesoret

Një djali i ri nga Bangladeshi u gjet në një kontejner transporti pas 5 ditësh nga momenti kur ai ishte futur për të luajtur.

15-vjeçari u identifikuar vetëm si Fahim u fut në kontejner pasi po luante me shokët në Bangladesh.

Kontejneri kishte destinacion Malajzinë për të shkuar në Malajzi 3200 kilometra larg shtëpisë dhe në momentin që ajo filloi të lëvizte pas fshehjes së tij kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhet.

Kontejneri u largua nga Bangladeshi më 11 janar dhe pas 6 ditëve arriti në Portin Klang të Malajzisë.

Fahimi gjatë kësaj kohe ishte pa ushqim dhe ujë.

I tmerruar dhe i uritur u zbulua nga stafi i portit gati një javë më vonë pasi u dëgjua duke kërkuar ndihmë.

Pamjet e Fahimit të çorientuar dhe dukshëm të lodhur duke dalë nga kontejneri janë shpërndarë në internet.

Ai duket i dehidratuar dhe konfuz pasi e gjen veten të rrethuar nga njerëz të panjohur.

Ai u dërgua në spital për trajtime ku thuhet se është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Policia njoftoi se rasti i Fahimit ka kaluar tek zyrtarët e imigracionit, në mënyrë që ai të mund të kthehet në shtëpi me të njëjtën anije.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit