-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm tjetër në SHBA, përgjaket lagjia më e pasur e Los Angelos

Kryesoret

Tre persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri dhe katër të tjerë u plagosën gjatë një feste të organizuar të shtunën në një pallat pranë Beverly Hills, një nga lagjet më të pasura të Los Anxhelosit.

Tre viktimat u gjetën brenda një automjeti të parkuar jashtë pallatit. Dy të plagosur u dërguan në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy të tjerë shkuan vetë në një spital tjetër të zonës.

Shtëpia ku u mbajt festa ndodhet në një nga zonat më të pasura të Los Anxhelosit, me shtëpi miliona dollarëshe.

Policia beson se ka pasur një lloj grumbullimi atje, por ata ende nuk e dinë se çfarë lloj grumbullimi ishte.

Incidenti tragjik ndodhi ndërsa Kalifornia vazhdon të jetë e prekur nga dy incidente me të shtëna që vranë gjithsej 18 persona më 21 dhe 23 janar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit