Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë për plagosjen me thikë të një 25-vjeçari në zonën e “Freskut”.
Pas ngjarjes autori Gentian Cenaj është arratisur me një makinë tip “Audi”, por vetëm për disa minuta pasi është ndaluar dhe arrestuar.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë disa goditje me thikë në trup. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përdorimin e thikës.