Prej pasdites së të mërkurës, kur doli skandali i dosjes së zyrtarit të lartë të FBI-së, Edi Rama ishte zhdukur nga daljet publike.
Pak ditë më parë ishte Armand Duka që njoftoi se kryeministri është sëmurë. Sot vetë kreu i qeverisë tha se ka qenë me grip dhe këshilloi qytetarët që të kenë kujdes nga flama që po qarkullon.
“Uroj të jeni mirë dhe bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe nuk të bën për burrë” tha ai.