-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vranë ish-oficerin shqiptar në Gjermani, zbardhen rolet e 2 autorëve: Respektuam kanunin

Kryesoret

Gjyqi për dënimin e autorëve të vrasjes së ish-oficerit të Policisë, Kujtim Prenga në Gjermani për hakmarrje ende vijon.

6 vite pas vrasjes njëri prej autorëve të vrasjes është dënuar, ndërsa 2 të pandehur të tjerë janë aktualisht në gjyq.

Sot është zbardhur dhe roli i tyre, ku mësohet se njëri nga të dy ka qenë ai që ka tërhequr këmbëzën.

“Të bindur se dy të akuzuarit morën pjesë në krim”, ky është qëndrimi që vijon të mbajë trupa gjykuese.

I vetmi person i përfshirë në krim, i cili ishte dënuar më parë i kishte treguar policisë se ku ishte groposur dhe si autorë i kishte dhënë emrat e kushërinjve të tij tashmë të akuzuar.

Motivi i krimit konsiderohet hakmarrja, pasi 46-vjeçari i cili punonte në Shqipëri si oficer policie dhe në shërbimin e sigurisë në vitin 2011 kishte qëlluar në një “situatë vetëmbrojtëse” mesnatën e 30 dhjetorit të atij viti në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin, Armando Frroku.

Nga frika e “hakmarrjes së përgjakshme”, 46-vjeçari u arratis në Gjermani pas burgimit dhe jetoi me tre fëmijët e tij në Visselhövede deri sa u vra.

Vrasja ka ndodhur gjatë ditës së hënë 9 janar 2017, ndërsa 46-vjeçari shqiptar u qëllua gjatë kohës që po merrte vajzën e tij nga një shkollë fillore.

Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës së tij përpara shkollës.

Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa shqiptari, u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë deri më 13 janar kur edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit